FC Drita zhvillon sonte ndeshjen vendimtare ndaj Inter Escaldes në Andorrë, në kuadër të ndeshjes së kthimit të “Play-Off”-it të UEFA Conference League.
Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, Drita udhëton me synimin e qartë për të siguruar kualifikimin në fazën e ardhshme të garës evropiane.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur optimist para përballjes dhe ka theksuar besimin që ka në grupin e lojtarëve. Ai beson se skuadra gjilanase ka mundësi ta përmbyllë me sukses këtë sfidë dhe të vazhdojë rrugëtimin evropian.
Nuhiu ka konfirmuar gjithashtu se disa prej futbollistëve të lënduar janë rikthyer në dispozicion të skuadrës, ndërsa Dabiqaj pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e sontme.
Drita do të kërkojë një paraqitje të fortë në Andorrë, pas rezultatit 2-2 në Prishtinë, rezultat që e ka lënë të hapur plotësisht çështjen e kualifikimit.
Inter Escaldes – FC Drita zhvillohet sonte nga ora 19:00.
Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

