Punimet në qendrën e Gjilanit po vazhdojnë, ndërsa qytetarët janë njoftuar për ndryshimet e përkohshme në qarkullim dhe rrugët alternative.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur:
“Ndryshimi i madh në qendër të Gjilanit po vazhdon!
Rrethrrotullimi te Hoteli “Kristal” mbetet funksional dhe mund të shfrytëzohet për qarkullim. Ndërsa për të vazhduar drejt pjesës së mbyllur, qytetarët mund të përdorin rrugët alternative të shënuara me të gjelbër, përfshirë edhe Rr. “Esat Berisha”.
Ju ftojmë që të respektoni sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe të përdorni rrugët alternative gjatë kohës së punimeve.”

