Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren, ka konstatuar parregullsi në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë në objekte ndërtimore në komunat e Prishtinës, Lipjanit, Fushë Kosovës, Gjilanit, Skenderajit dhe Ferizajt
Si rezultat i këtyre konstatimeve, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendime për ndalimin e punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.










