SC Gjilani ka barazuar 2–2 ndaj Dukagjinit në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit.
Skuadra gjilanase e mbylli pjesën e parë në epërsi 2–1, pas golave të Arbër Potokut nga gjuajtja e lirë dhe Blerind Morinës, ndërsa për Dukagjinin shënoi Mergim Pefçeli.
Në pjesën e dytë, Dukagjini reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin në 2–2 përmes Dienit Isufit.
Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Me këtë rezultat, Gjilani dhe Dukagjini ndajnë pikët në barazimin e xhiros së tretë.

