Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se gjashtë deputetë të LDK-së deklaruan se nuk do e votojnë Bekim Sejdiun për President.
Abdixhiku tha se kaq ka mund të bënte dhe i kërkon falje popullit të Kosovës.
“Me keqardhje të madhe për popullin, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë propozimin e Bekim Sejdiut për president. Ata janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri”, ka thënë Abdixhiku.
Pas kësaj ka reaguar Egzon Pacolli, i cili tha se gjashtë deputetët që dolën kundër janë ata që nuk ranë pre e “kurthit të Kurtit”.
“Këta janë LDK-ja e vërtetë, që nuk bien pre e kurthit të Kurtit. Gjithmonë krenar me ju”, shkroi ai.









