Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët se gjatë ditës së sotme (02 shtator 2026) do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti rrugor nga rrethrrotullimi te Hoteli “Kristal” deri te rruga “Sadullah Brestovci”, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore.
Autoritetet komunale u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren, me qëllim të shmangies së vonesave dhe garantimit të sigurisë gjatë realizimit të punimeve.
Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.










