Në 19-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, është nderuar me mirënjohje nga ana komandantes së Policisë Regjionale, Elmina Mahmuti.
“Faleminderit kryetar Lutfi Haziri për përkrahjen dhe bashkëpunimin e madh që keni treguar me stacionin policor dhe policinë regjionale në të mirë të komunitetit”, ka thënë Mahmuti në këtë ceremoni.
Kryetari Haziri e ka falënderuar kolonelen Mahmuti për mirënjohjen, ndërkaq ka vlerësuar se ndihet jashtëzakonisht mirë që policia njihet se shtylla më e besueshme në jetën institucionale.
“Faleminderit për mirënjohjen dhe bashkëpunimin e rëndësishëm që e kemi me policinë në shumë fusha, në mënyrë që të ruhet jeta dhe qetësia publike. Në këtë 19-vjetor ju uroj dhe falënderoj që Gjilanin e keni bërë qytetin më të sigurtë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkanin Perëndimor. Besoj shumë që ndiheni krenar me këtë fakt”, u shpreh Haziri.