Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk po përpiqet që ta ulë Iranin në tryezën e negociatave.
Përmes një postimi në Truth Social, Trump u shpreh se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e SHBA-së dhe ekonomia e Iranit po fundoset.
“Nuk po përpiqem ta detyroj Iranin të ulet në tryezën e negociatave. Nuk më intereson nëse ata nënshkruajnë një marrëveshje që nuk do të thotë asgjë për ta. Ne kemi kontroll pothuajse të plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe ekonomia e tyre po shembet. Ata thjesht po presin të pashmangshmen. Kur do të ngrihet populli iranian dhe do të luftojë?”, tha ai.
Teherani ka nisur sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave amerikane në Jordani, Kuvajt, Irak dhe Bahrein, pasi forcat amerikane rifilluan sulmet kundër Iranit të martën.
Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar dy cisterna nafte të qeverisë iraniane në valën e fundit të sulmeve, raporton Axios, duke cituar burime që thonë se është hera e parë që ushtria amerikane ka shënjestruar cisternat e naftës të Teheranit në hakmarrje për sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit.
Sulmi është pjesë e strategjisë “cisternë nafte pas cisterne” të miratuar nga Presidenti Donald Trump për të penguar sulmet ndaj Hormuzit. Një total prej 100 objektivash u goditën gjatë sulmeve.
Sipas Axios, Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar dy cisterna nafte të qeverisë iraniane në valën e fundit të sulmeve, duke cituar burime që thonë se është hera e parë që ushtria amerikane ka shënjestruar cisternat e naftës të Teheranit në hakmarrje për sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit. Një total prej 100 objektivash u goditën gjatë sulmeve.










