Lajme

Kurti takon Abazoviqin, dakordohen për luftimin e krimit dhe korrupsionit

Pas diskutimit në panel në Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “The Economist” me temën “Promovimi i solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes në Evropë” që u mbajt sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Albin Kurti takoi zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin biseduan për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Siç thekson kumtesa qeveritare, Kurti falënderoi Abazoviq për bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike nëpërmjet ndarjes së përvojave dhe njohurive.

Në takim u bisedua veçanërisht për agjendën reformuese dhe për bashkëpunimin në luftimin e krimit dhe korrupsionit, që siç u tha, duhet luftuar bashkërisht në të dy anët kufirit.

U diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe heqjen e barrierave që pengojnë zhvillimin më të madh ekonomik dhe investimet në të dy vendet.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close