Një vozitës nga Bujanoci është ndaluar nga Policia e Kosovës në rrugën Gjilan-Kamenicë, pasi po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 189 km/h, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia e lejuar është vetëm 80 km/h shkruan Radio Star.
Për shkeljen e rëndë të rregullave të trafikut, ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba prej 1,000 eurosh, ndërsa rasti është proceduar sipas dispozitave në fuqi.
Policia e Kosovës vazhdimisht apelon te vozitësit që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rrezikimit të pjesëmarrësve në trafik./radiostargjilan/









