Globi M.I ka njoftuar se produktet e saj prej betoni tashmë janë të pajisura me Certifikim CE, duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e standardeve të kompanisë.
Sipas kompanisë, ky certifikim dëshmon përkushtimin e Globi M.I ndaj cilësisë, standardeve dhe sigurisë në produktet e saj.
Certifikimi CE përfaqëson një tjetër dëshmi të angazhimit të kompanisë për të ofruar produkte që përmbushin kërkesat dhe standardet përkatëse, duke forcuar më tej besueshmërinë e produkteve prej betoni në treg.









