Biznesmeni Selver Xhelili ka bërë të ditur se ka përmbyllur një proces 18-mujor për sigurimin e certifikatës së pronësisë së hotelit më të madh në Ksamil, me vlerë të përafërt prej 6 milionë eurosh.
Përmes një postimi publik, Xhelili ka njoftuar se tashmë është bërë pronar i këtij hoteli, duke e cilësuar këtë arritje si realizim të një ëndrre dhe misioni të kahershëm.
Ai ka bërë të ditur se rrugëtimi drejt këtij suksesi ka qenë i vështirë dhe ka zgjatur plot 18 muaj, deri në përmbylljen e procedurave dhe marrjen e certifikatës së pronësisë.
Në mesazhin e tij, Xhelili ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj Zotit dhe familjes së tij, për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë këtij procesi.
“Një mision i imi i kahershëm ishte të jem pronar i këtij hoteli dhe sot, falë Zotit të Madhërishëm, kjo ëndërr u bë realitet”, ka shkruar Xhelili.
Ai e ka cilësuar këtë moment si një nga arritjet e rëndësishme në rrugëtimin e tij personal dhe afarist./Radio Star/










