Trajneri i SC Gjilanit, Debatik Curri, ka folur para përballjes së rëndësishme ndaj Ballkanit, duke shprehur besimin e tij tek skuadra dhe tek mbështetja e tifozëve.
“Ne jetojmë për këto ndeshje. Kemi gjithë kapacitetin dhe kualitetin e duhur për ta fituar këtë duel”, është shprehur Curri.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për mbështetje nga tifozët, duke theksuar rëndësinë e tyre në këtë përballje: “Presim edhe ardhjen masive të tifozëve, ata janë lojtari numër 12 i yni.”










