FC Ballkani ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sami Sermaxhaj.
Sipas njoftimit të klubit, vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit është marrë me marrëveshje të dyanshme mes palëve.
Klubi nga Suhareka e ka falënderuar Sermaxhajn për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës.
FC Ballkani i ka uruar trajnerit shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij.










