Për shumë kë e lëshoi dorën, veç për disa e bëri grusht.
Nga 31 marsi kujtdo që s’i doli paga e 13-të nga ekzekutivi, e pati mundësinë të ankohet te institucioni i Avokatit të Popullit, për çka ky i fundit nxori këto ditë një raport.
Kjo, sipas këtij organi, krijoi pabarazi dhe cenoi sigurinë juridike.
Nga Zyra e Ombudspersonit kërkohet që një situatë e tillë të zgjidhet, pasi sipas tyre, ligji garanton trajtim të barabartë.
Bazuar në rrethanat e rastit, sipas një juristi, procesi gjyqësor mund të përfundojë në favor të ankuesve.









