Platforma e biznesit kosovabiz.com ka mbështetur Teatrin e Gjilanit përmes një donacioni, duke i dhuruar softuerin dhe platformën e dedikuar për rezervimin, menaxhimin dhe shtypjen e biletave.
Ky donacion synon të kontribuojë në procesin e digjitalizimit dhe modernizimit të shërbimeve të Teatrit të Gjilanit, duke mundësuar një menaxhim më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më efikas të biletave.
Përmes kësaj platforme pritet të lehtësohet edhe përvoja e publikut në procesin e rezervimit dhe sigurimit të biletave për shfaqjet teatrale.
Teatri i Gjilanit ka shprehur mirënjohje për kosovabiz.com për këtë kontribut dhe mbështetje në avancimin e shërbimeve të institucionit.










