Kryetari i Komunës së Gjilanit ka njoftuar qytetarët se të dielën, më 13 shtator 2026, rruga “Nënë Tereza” do të bllokohet përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve intensive në kuadër të projektit për Bulevardin e Qytetit.
Sipas njoftimit, bllokimi do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 18:00.
Gjatë kësaj periudhe, automjetet deri në 3.5 tonë do të devijohen përmes rrugëve “Shaban dhe Sami Ukshini” dhe “Afrim Gagica”.
Ndërsa, automjetet e rënda dhe autobusët do të orientohen përmes rrugës qarkore, përkatësisht rrugëve “28 Nëntori”, “Ramiz Cernica”, “Arben Isufi” dhe “Idriz Seferi”.
Kryetari ka apeluar te qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe rrugët alternative të përcaktuara, në mënyrë që qarkullimi në qytet të zhvillohet sa më lehtë dhe sigurt.
Bllokimi i rrugës është i përkohshëm dhe vjen si pjesë e punimeve që po zhvillohen për realizimin e Bulevardit të Qytetit.










