Analisti politik Burim Korqa ka përcjellë një mesazh të fuqishëm për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, duke theksuar se këto vlera janë të pandashme nga sakrifica e popullit të Kosovës.
“Edhe pas 1,000 vjetësh, Kosova do të mbetet e lirë dhe sovrane”, ka shkruar Korça, duke vënë në pah se liria dhe sovraniteti i vendit janë rezultat i gjakut, sakrificës dhe vendosmërisë së një populli që, sipas tij, nuk u dorëzua kurrë.
Ai ka theksuar se këto vlera nuk negociohen dhe nuk mund të zhbëhen, ndërsa shtatori, sipas tij, shërben si një kujtesë për sakrificat dhe rrugën e gjatë të Kosovës drejt lirisë.
Korça ka nënvizuar gjithashtu përgjegjësinë që brezat e sotëm kanë për ta ndërtuar, forcuar dhe zhvilluar shtetin e Kosovës.
“Kosova është shtëpia jonë, shteti ynë dhe e ardhmja e gjeneratave që vijnë. E lirë. E pavarur. Sovrane. Dhe çdo ditë më e fortë”, ka përfunduar ai.










