Kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në aksionin e madh për pastrimin e Kosovës që do të fillojë nga 15 shtatori.
Ai me anë të një videoje, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aksionit, raporton KTV.
Por, kryeministri nuk ka treguar se ku do të hidhen këto mbeturina e në veçanti ato të materialit ndërtimor, për të cilat ende nuk ka deponi.
Ndërkaq, ambientalisti Luan Hasanaj thotë se mbetjet inerte tani për tani do të vendosen te deponia në Mirash.
Ndryshe, aksioni për pastrim do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës nga 600 deri në 700 mijë euro.
Haradinaj premton se “bashkë me qytetarët do ta pastrojë Kosovën nga mbeturinat”
Ndani këtë artikull