Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, priti në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj, me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit zhvilluan diskutime konstruktive për garantimin, respektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve në pajtim me standardet më të larta vendore dhe ndërkombëtare, veçmas në ruajtjen e integritetit, dinjitetit dhe privatësinë e cilitdo person.
Po ashtu, një temë me interes të përbashkët ishte edhe adresimi i rekomandimeve që dalin nga raportet profesionale në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe veprimet institucionale që duhet të ndërmerren me qëllim të zbatimit të tyre.
Kryeprokurori i Shtetit dhe Avokati i Popullit shprehën gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të përgjithshëm të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.










