NJOFTIM PËR AFRIMIN E AFATIT TË KËSTIT TË DYTË TË TATIMIT NË PRONË
Të nderuar qytetarë dhe tatimpagues të Komunës së Gjilanit,Drejtoria për Buxhet dhe Financa – Zyra e Tatimit në Pronë ju rikujton se afati për pagesën e këstit të dytë të Tatimit në Pronë për vitin 2026 përfundon më 30 shtator 2026.
Meqenëse jemi afër përfundimit të këtij afati, ftohen të gjithë tatimpaguesit që ende nuk e kanë kryer pagesën, si dhe ata që kanë detyrime të papaguara nga kësti i parë ose nga vitet paraprake, t’i përmbushin obligimet sa më parë dhe të mos presin ditën e fundit.
Fatura e Tatimit në Pronë mund të shkarkohet përmes platformës e-Kosova në adresën https://ekosova.rks-gov.net/ ose të merret duke u paraqitur në sportelet dhe zyrat e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa.
Pagesa mund të kryhet përmes bankave të licencuara, e-bankingut, platformës e-Kosova, Postës së Kosovës dhe institucioneve të tjera të autorizuara për pagesa.
Për personat fizikë jorezidentë, tatimi në pronë paguhet në një këst të vetëm, gjithashtu jo më vonë se më 30 shtator 2026.
Pas kalimit të afatit ligjor, për detyrimet e papaguara aplikohet gjoba prej 10 për qind dhe interesi prej 0.65 për qind për çdo muaj vonesë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pagesa me kohë shmang kostot shtesë dhe procedurat e mbledhjes së detyrueshme, ndërsa njëkohësisht ndihmon financimin e shërbimeve dhe projekteve komunale.
Lusim qytetarët që obligimet e tyre ndaj Tatimit në Pronë t’i përmbushin brenda afatit deri më 30 shtator 2026.










