Të nderuar qytetarë, mësimdhënës dhe nxënës,
Nesër ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e të gjitha niveleve në komunën tonë do t’i kushtohet luftës Çlirimtare të UÇK-së.
Teksa jemi në pritje të verdiktit në Hagë, është moment i rëndësishëm që brezat e rinj të kujtojnë historinë dhe sakrificën për lirinë e vendit tonë.
Edukimi i të rinjve mbi vlerat e të kaluarës mbetet obligim ynë i përhershëm.
Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës tonë dhe shpresojmë në lirimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!










