Alban Hyseni e ka cilësuar vendimin si një padrejtësi që, sipas tij, rëndon mbi të gjithë, duke shprehur qëndrimin e tij për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve, sepse tenton të njollosë njërën nga epokat më të ndritura të kombit tonë, luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por, asnjë dënim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën: ata hynë në luftë si çlirimtarë për të na sjellë lirinë dhe në histori do të mbeten të tillë përjetësisht.
Drejtësia mund të cënohet përkohësisht, por vlera e UÇK-së është e gdhendur në themelet e shtetit tonë.
Me mendje e zemër jemi pranë tyre dhe familjeve të tyre!”, ka shkruar Hyseni.










