Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI
Liderët institucional të Kosovës,tani jan deklaruar lidhur me ate se Medvegja, Bujanoci e Preshevës do t’i bashkangjiten Kosovës, kurse asnjëher asnjë President,Kryeministër apo Kryeparlamentar i Kosovës nuk i ka vizituar këto tri komuna. Kjo është, para se të kërkojn dhe të mbajn qëndrim që jan pro apo kundër bashkimit njëher të vizitojn këtë krahinë shqiptare.
Presidenti i Kosovës z.Hashim THAQI,Kryeministri z.Ramush HARADINAJ dhe Kryemparlamentai i Kosovës z.Kadri VESELI, do të duhej të vizitojnë Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën. Meqë presidenti i Serbisë, z.Aleksandër VUQIC,hyn e del në Kosovë për një grusht bashkëvendës, atëherë tre liderët institucional të Republikës së Kosovës t’i vizitojnë monumentet kulturoro-historike dhe nëpër lokalitete dhe vendbanimet të komunave të banuara me shumicë shqiptare.
Pse nuk të vizitohemi me rastin e 1 e 2 mars ku është përvjetori Referendumit të kësaj krahine, në përvjetor të paraqitjes publike të UÇPMB-ës, marrëveshjes së Konçulit, fillimit të ri shkollor, festës së 28 Nëtorit 7 marsit ditës Kombëtare të arsimit,vendi i Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë, etj.
Si nuk vizitohet kjo krahinë, fshati më i madh i gjithë hapsirave shqiptare si që është Tërnoci i Madh, dhe fashtrat e vendbanimet tjera që mbajn dhe vazhdojn të mbajn kulturën, traditën, arsimin me një fjalë mbajnë gjallë frymën shqiptare.
Vizitat do të duhej të jen reciproke dhe të kushtëzuara, nëse nuk lejohen në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë kjo t’ju ndalohet edhe liderëve institucional të Sërbisë që bëjn aqë shpesh.
Në kohën që aqë shumë flitet për bashkim atëher si pikënisje do të ishte krahas anës deklarative që kërkohet bashkimi të ndërtohet një qëndrim, platform dhe strtegji lidhur me këtë duke e vizituar edhe Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën për tu bindur me atë që përvallen për çdo ditë me boshatishjen dhe diskriminimin.