Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) assesi ta përmirësojë metodën e shitjes së biletave për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
“Dardanët” të hënën do të luajnë në Prishtinë me Ishujt Farore, në kuadër të Ligës së Kombeve.Biletat e parapara për të dal në shitje. Dhe, menjëherë ka “kërcitur” skandali.
FFK-ja ka njoftuar se në treg i ka hedh rreth 12 mijë bileta në pikat e shitjes së Ipko-s, të cilën e ka autorizuar. Dhe, vetëm pas disa orësh biletat thuajse janë zhdukur, kurse kërkesat dhe radhët e qytetarëve për të blerë bileta kanë qenë të gjata dhe shumë nga ta janë kthyer të dëshpëruar pasi nuk kanë gjetur bileta për të blerë, raporton “Zëri”.
Mirëpo, për ata që nuk kanë mundur të blejnë bileta në kushte normale “tregu i zi” ua ka ofruar edhe një mundësi. Mjafton të hysh në uebfaqen e shit-blerjeve “merrjep.com” ku mund të gjesh bileta te keqbërësit.“Zëri” e ka hulumtuar edhe këtë treg ku biletat e çmimeve zyrtare, 3 euro dhe 5 euro, tani kushtojnë nga 20-30 euro.Tifozët e Kosovës do të vazhdojnë të përballen me këtë fenomen që ka lulëzuar qysh moti në vendin tonë për aq kohë sa Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk shpreh vullnet për ta luftuar këtë të keqe duke e rregulluar këtë proces.