Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Kur janë bërë më shumë se gjashtë orë nga shpallja e aktgjykimit në Hagë, ministrja vazhdon të heshtë për vendimin e padrejtë.
Në mesin e krerëve institucionalë që kanë reaguar, ka qenë kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, si dhe ministra të kabinetit të ri qeveritar e liderë të partive.
Por, ajo që mungon në këto reagime, deri në këto momente, është ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila vazhdimisht ka pasur akuza për disa prej ish-figurave të UÇK-së.
Gjithashtu, ndaj Gërvallës, vazhdimisht janë hedhur kritika e akuza për gjuhën e saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe qasjes së saj ndaj Gjykatës Speciale. /Klankosova.tv/










