Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme, e cila do të mbahet nga ora 12:00.
Syla ka ftuar të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet që të jenë pjesëmarrës, duke theksuar se protesta do të jetë paqësore.
Ai ka bërë të ditur se edhe OVL-UÇK-ja do t’u bashkohet qytetarëve në protestë.
“Nesër do të jemi në protestë nga ora 12:00 dhe do t’u bashkohemi qytetarëve të tjerë. Ftojmë të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet të jenë pjesëmarrës. Protesta do të jetë paqësore”, ka deklaruar Syla./Gazeta10










