Skuadra e Gjilanit është e gatshme për duelin e nesërm që ata e zhvillojnë kundër Drenicës në Skënderaj.Ekipi sot përfundoi dhe seancën e fundit stërvitore ku u mbajt tek fusha ndihmëse.
Gjendja e futbollistëve është mjaft stabile,ku punuan rreth 2 orë,Ata stërvitjen e nisën me një vrapim të lehtë,dhe në vazhdimin e saj lojtarët punuan në anën teknike.Në duelin e nesërm për Gjilanin do të mungoj Ledojn Muçaj i lënduar në duelin e fundit kundër Trepçës 89 dhe Wilber Perez i cili është i impenjuar me përfaqësuesen e tijë Guatemalan.
Kujtojmë se nesër Gjilani udhëton drejtë Skënderajit për të zhvilluar ndeshjën hapëse të javës së katërt në Ipko Superligën e Kosovës.Ndeshja zhvillohet në “Bajram Aliu” dhe fillon në ora 15 e 45 minuta.