Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me raportimet për një çështje nga e kaluara e tij, që ka të bëjë me vaksinimin kundër COVID-19.
Xhaka ka pranuar se, në atë kohë, kishte dyshime dhe shqetësime të mëdha rreth vaksinës. Ai ka thënë se ishte i ndikuar nga frika dhe pasiguria dhe se, në vend që të kërkonte përgjigje përmes rrugëve të parashikuara, kishte siguruar një dëshmi vaksinimi.
“Sot e shoh qartë se kjo rrugë nuk ishte e duhura. Ishte një gabim. Më vjen keq”, ka shkruar Xhaka.
Ai gjithashtu ka marrë përgjegjësinë për vendimin dhe ka deklaruar se do të përballet me procedurën dhe do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet përgjegjëse.
Në deklaratën e tij, Xhaka nuk ka dhënë detaje të tjera rreth mënyrës se si është siguruar dokumenti, por ka theksuar se e pranon përgjegjësinë për veprimin e tij./Gazeta10











