Komuna e Gjilanit, që drejtohet nga Lutfi Haziri i LDK-së, po merret edhe me shitjen e frutave.
Komuna tash ka hapur ankand për shitjen e 10 ton me molla.
Në njoftimin që është bërë në KRPP, tregohet se çmimi për një kilogram molla është 30 cent.
Po ashtu, është bërë e ditur se mollët janë të mbjella në një sipërfaqe prej 2500 metrave dhe janë gjithsej 2700 trupa.
“Fituesi i ankandit publik është i obliguar qe vjeljen , transportin dhe ambalazhin ta bëjë vetë”, thuhet në këtë njoftim.
Komuna ka treguar se afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 07.09.2018 deri në ora 14:30, në adresën: Komuna Gjilanit, kati i III-të, zyra nr. 20