Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, përmes Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, ka shpallur konkurs publik për plotësimin e 33 vendeve të punës për pozita udhëheqëse në institucionet publike edukativo-arsimore.
Konkursi përfshin zgjedhjen e 19 drejtorëve për shkolla fillore dhe të mesme, 5 drejtorëve për institucionet parashkollore, si dhe 9 zëvendësdrejtorëve.
Risia në procedurën e vlerësimit
Sipas rregullores së re në fuqi (QRK nr. 19/2024), vlerësimi i njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve do të bëhet përmes dy etapave kryesore:
Testi me shkrim (50% e vlerësimit të përgjithshëm): Kandidatët do të testojnë njohuritë e tyre në një testim me gjithsej 100 pikë.
Intervista me gojë (50% e vlerësimit të përgjithshëm): Kjo pjesë përbëhet nga 30% për prezantimin e konceptit të planit zhvillimor të shkollës dhe 20% nga vlerësimi i portfollos profesionale.
Shpallja e konkursit mbështetet në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Ligjin për Arsimin në Komunat e Kosovës si dhe Rregulloren e re për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të udhëheqësve dhe meqenëse rregullon procedurat e reja standarde të rekrutimit në arsimin parauniversitar.










