Për të tetën natë me radhë, qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit po kundërshtojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale dhe po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, si dhe flamuj kombëtarë e të UÇK-së.
Tubimet në sheshin “Skënderbeu” po vazhdojnë që nga 16 shtatori, kur u shpall aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.










