Qytetarë të shumtë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me problemet me ndriçimin publik në qytetin e Gjilanit, duke kërkuar nga institucionet komunale që të ndërhyjnë sa më shpejt.
Sipas ankesave të adresuara nga qytetarët, në disa pjesë të qytetit ndriçimi publik nuk është funksional, duke vështirësuar qarkullimin dhe lëvizjen e qytetarëve, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.
Qytetarët kërkojnë që Komuna e Gjilanit dhe kryetari i Komunës të ndërmarrin masa për sanimin e problemeve me ndriçimin publik, duke theksuar se bëhet fjalë për një shërbim bazë për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ata shprehen se mirëmbajtja dhe funksionimi i ndriçimit publik nuk duhet të lihet pas dore dhe kërkojnë që problemet të adresohen para se të mund të shkaktojnë pasoja më serioze.
Radio Star ka përcjellë shqetësimet e qytetarëve dhe mbetet në pritje të një përgjigjeje nga Komuna e Gjilanit lidhur me gjendjen e ndriçimit publik dhe masat që do të ndërmerren./Radio Star/










