Komuna e Gjilanit dhe Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka”, në Gjilan, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, që parasheh mbështetjen nga ana e Komunës në disa fusha, si në bursa, përfaqësim të parlamentit studentor brenda e jashtë vendit, etj.
Kryetari i Komunës Lutfi Haziri, ka thënë se Komuna e Gjilanit me kapacitetet që ka, do të jetë gjithmonë mbështetëse e studentëve në programe të ndryshme që janë në favor të studentëve.
“Marrëveshja e sotme me Parlamentin Studentor është në kuadër të përkrahjes për projekte studimore të Parlamentit studentor, mbështetje për programe të bursave dhe përfaqësimit në nivele të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Rasti konkret ku Komuna e Gjilanit përkrahë me këtë marrëveshje dy përfaqësues të Parlamentit për pjesëmarrjen në Samitin e paqes për rini në Seul të Koresë.
Kurse, Adrian Bajrami, kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin “Kadri Zeka”, ka shprehur falënderimin e tij për mbështetjen që kryetari i Komunës së Gjilanit, i ka dhënë përmes kësaj marrëveshje të bashkëpunimit studentëve.