Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, u takua me të ngarkuaren me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Anu Prattipati ushtruesen e detyrës së Zëvendës-shefes së Misionit, znj. Wylita Bell, si dhe me anëtarë të tjerë të ekipit të Ambasadës së SHBA-së.
Gjatë takimit, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, znj. Prattipati dhe u.d zv.shefja e misionit znj.Bell, falënderuan z. Isufaj për bashkëpunimin e suksesshëm, i cili ka ndihmuar në avancimin e prioriteteve kombëtare të SHBA-së, përfshirë ndjekjen penale të krimit transnacional që lidhet me kontrabandimin e migrantëve dhe trafikimin e narkotikëve, si dhe luftën kundër organizatave kriminale transnacionale.
Bashkëpunimi në këto fusha mbetet jetik për trajtimin e krimit transnacional dhe forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar organizatat kriminale.










