Komuna e Gjilanit ka njoftuar se më 26 shtator 2026 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në një segment të rrugës për shkak të punimeve.
Sipas njoftimit të komunës, segmenti nga Soliteri deri te rruga “Nënë Tereza” do të mbyllet për qarkullim nga ora 08:00 deri në 18:00.
Komuna u bën thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në zonën ku do të zhvillohen punimet.










