Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës së Apelit që do të shqyrtojë kërkesën e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për zgjatjen e afatit për paraqitjen e njoftimit për ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë.
Sipas vendimit të publikuar nga Dhomat e Specializuara, Paneli i Apelit përbëhet nga gjyqtarët Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.
Paneli është ngarkuar të vendosë për kërkesën e mbrojtjes, si dhe për çdo parashtresë tjetër të palëve që lidhet me njoftimin e ankesës kundër aktgjykimit të çështjes Thaçi dhe të tjerët.
Kërkesa e përbashkët e mbrojtjes është dorëzuar më 22 shtator, gjashtë ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë, ku Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.










