Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se në vitin 1992 kanë pasur referendumin që ka treguar vullnetin e qytetarëve të Luginës së Preshevës.
“E gjithë shqiptaria e din. Ne e kemi pasur të arsyeshme të këmbëngulim në kërkesën tonë. Ne kemi pasur kuvendin e përbashkët të shqiptarëve”, tha Arifi në RTK.
Sipas tij Kosova e ka obligim moral të mbrojë interesat e Luginës së Preshevës.
Ne jemi minoriteti më i diskriminuar në gjithë rajonin”, tha ai.
Arifi ka mohuar se ka ndonjë inskenim lidhur me kërkesën për rezolutë. “Është kërkesë legjitime. Nuk ka logjikë që të jetë inskenuar”, tha ai.