Më 11 tetor 2026, në Gjilan do të mbahet edicioni i pestë i garës ndërkombëtare të vrapimit, “Gjilani Half Marathon 2026”, ku pritet të marrin pjesë mbi 500 garues nga vende të ndryshme të botës.
Kjo ngjarje sportive synon të promovojë sportin, aktivitetin fizik dhe një stil të shëndetshëm jetese, duke e vendosur Gjilanin në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar të vrapimit.
Përmes këtij organizimi, Gjilani vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj zhvillimit të aktiviteteve sportive dhe promovimit të qytetit, duke mirëpritur vrapues nga vende të ndryshme dhe duke krijuar një atmosferë sportive e festive.










