Kampioni i Kosovës në Futboll, Drita, nuk po mund të këndellet në kampionatin e ri. Ekipi kampion ka pësuar ndeshjen e tretë radhazi, kësaj radhe në fushë të vet ndaj Llapit me rezultat 1:2.
Drita që ka hyrë në një seri negative të rezultateve, me ngulm ka kërkuar golin, por ka pësuar nga një kundërsulm. Në minutën 10, pas një asistimi të Shend Kelmendit, i aka dalë të shënojë Fiton Hajdari.
Futbollistët e Dritës me seriozisht e morën lojën dhe ia dolën që të barazojnë nëpërmjet Bujar Shabanit, i cili ka shanuar pas një harkimi nga e djathta.
U mendua se Drita do të luaj edhe më mirë në vazhdim, por gjilanasit sikur nuk kishin mesfushë dhe luanin me topa të gjatë. Mysafirët kërkonin momentin e tyre dhe këtë e gjëtën në minutën 75, kur sërish ka asistuar Shend Kelmendi, kësaj radhe për zëvendësuesin Festim Alidema, i cili shënoi dhe rezultati i tillë mbeti deri në fund.