Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka tha se Lëvizja Vetëvendosje, partia që qeverisë me vendin, është “ballhapur” përpara temës së Gjykatës Speciale, meqenëse nuk e ka votuar themelimin e saj në vitin 2015.
Manxhuka tha se “nuk ka subjekt politik më konsistent se Lëvizja VETËVENDOSJE!”
“Ballhapur përpara secilës temë. Edhe karshi Gjykatës Speciale. Protestuam me kohë, ngritëm alarmin kur duhej, treguam me vakt. Sot, sërish ballhapur, votuam PËR në propozimin e atyre që më 2015 nuk na dëgjuan”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Duke iu referuar opozitës, ai foli indirekt për veprimet e protestuesve që e kthyen fizikisht një deputet të LVV-së brenda rrethojave të Kuvendit.
“E ju goditni! Goditni deputetët e LVV-së, ushtarët e UÇK-së, të burgosurit politik, vëllezërit e dëshmorëve. Ndërgjegja jonë politike është e pastër. Si loti”, shkroi Manxhuka.


