Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin Zotrim dhe kryeshefin e KRU “Hidromorava”, Ymer Salihu, ka inspektuar punimet që po zhvillohen në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Grizime.
Sipas Rahimajt, projekti ka vlerë 170 mijë euro dhe përfshin ndërtimin e rreth 2.9 kilometrave të rrjetit të ujësjellësit.
Me përfundimin e projektit, parashihet që në rrjetin e ujësjellësit të kyçen 170 ekonomi familjare.
Punimet janë duke vazhduar në terren, ndërsa institucionet komunale kanë deklaruar se synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë dhe krijimin e kushteve më të qëndrueshme për banorët e kësaj zone.










