Imami i Xhamisë në Dheu të Bardhë, Bashkim Bajrami, ka reaguar me dhimbje pas vdekjes tragjike të Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij, në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjilan.
Imami Bajrami ka bërë të ditur se Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë të rregullt të xhamisë, ndërsa ka theksuar se Egzoni sot kishte falur namazin e xhumasë në këtë xhami dhe kishte dëgjuar hytben e tij për herë të fundit.
Në mesazhin e tij, imami ka lutur Allahun që t’i mëshirojë të ndjerët, t’ua falë gabimet dhe t’i shpërblejë me Xhenet, ndërsa familjes dhe të afërmve u ka shprehur ngushëllime, duke u dëshiruar forcë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë.
Shkrimi i plotë i imamit Bashkim Bajrami:
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij, në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjilan.
Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë namazli të rregullt.
Egzoni sot e fali namazin e xhumasë në xhaminë tonë, ku dëgjoi hytben time për herë të fundit.
Lus Allahun e Madhërishëm t’i mëshirojë të dy, t’ua falë gabimet dhe t’i shpërblejë me Xhenet.
Allahu familjes së tyre dhe të gjithë të afërmve u dhëntë sabër, i rritë fëmijët e motrës së ndjerë dhe ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë.
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.










