Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” do të jetë sonte pjesë e festivalit tradicional “Oda Dibrane”, që mbahet në Dibër dhe Peshkopi të Shqipërisë.
Në këtë ngjarje kulturore do të marrin pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu, si dhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, të ftuar specialë nga drejtori i festivalit.
Ata do të jenë së bashku me delegacionin e Ansamblit “Gjilani”, për të përcjellë nga afër programin artistik të festivalit, i cili promovon këngën, vallen dhe traditën shqiptare.










