Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të DRP-së Prishtinë kanë nis kontrollet e intensifikuara në rrugët nacionale dhe rajonale, përmes përdorimit të automjeteve inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.
Gjatë kontrolleve të fundit janë evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë, ku në zona me kufizim prej 80 km/h, disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km/h.
Policia e Kosovës do të zbatojë masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë shkelësve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, sinjalistikën rrugore dhe t’i përshtatin lëvizjet me kushtet e rrugës, veçanërisht gjatë natës.
Respektoni rregullat e trafikut – shpëtoni jetë!










