Në shkollën e mesme të ulët “Vehbi Ibrahimi” në fshatin Uglarë të Gjilanit, nuk po mbahet mësimi për shkak të një incidenti që ka ndodhur dy ditë më parë.
Një pjesë e izolimit të tavanit është shkëputur dhe ka rënë në klasë gjatë orarit mësimor.
Kjo i bën klasat të pasigurta dhe ndalohet mbajtja e procesit mësimor përkohësisht.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se Ardian Llapashtica, pronar i kompanisë kontraktuese, është ndaluar për 48 orë dhe po dyshohet për cilësi të dobët të punimeve.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se kompania është e kontraktuar për më gjatë se 5 vjet dhe asnjëherë më parë nuk kanë pasur probleme me të.
Prokurori i caktuar për këtë rast, Agron Uka, nuk pa pranuar të prononcohet para kamerës por në një bisedë telefonike ka thënë se pronari i kompanisë kontraktuese po hetohet për punë të paligjshme ndërtimore.
Në shkollën “Vehbi Ibrahimi” po bëhen punime, ndërsa mësimi pritet të fillojë shumë shpejt.
Rënia e tavanit gjatë mësimit në një shkollë në Gjilan tmerron nxënësit, punëkryerësi në arrest
Ndani këtë artikull