Ndeshja në mes të FC Prishtinës dhe SC Gjilanit pritet që të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, më 19 shtator
Këtë e ka konfirmuar në faqen zyrtare Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
“Ndeshja e mbetur e javës së parë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, do të zhvillohet të mërkurën më 19 shtator, në orën 19:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, shkruan në këtë njoftim.
Kujtojmë se kjo ndeshje ishte shtyrë nga FFK për shkak se nuk ishte arritur me kohë të bëhet pranim dorëzimi i stadiumit nga MKRS te Komuna e Prishtinës