Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku ka kritikuar ata që, sipas tij, në studiot televizive në Kosovë mbrojnë kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilin e ka cilësuar si autokrat.
Ai ka deklaruar se gjatë karrierës së tij politike, Rama nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në favor të Kosovës, ndërsa ka theksuar se raportet mes Tiranës dhe Prishtinës nuk kanë qenë asnjëherë më të këqija sesa në kohën e qeverisjes së tij.
“Antikosovaret me të mëdhenj, janë ata që në studiot e Kosovës mbrojnë një autokrat si Edi Rama. Në të gjithë jetën e tij politike nuk ka asnjë veprim të tij në favor të Kosovës. Tirana kundër Prishtinës nuk ka qenë asnjëherë si në kohën e Edi Ramës. Ndaj të mbrosh Ramën nga studiot e Prishtinës është antikosovarizëm”, ka shkruar ai.
Tutje, Çollaku thënë se mbrojtja e Ramës nga Kosova përbën, sipas tij, edhe fyerje e mosmirënjohje ndaj Shqipërisë.
Ai ka përmendur edhe kundërshtimin e nismës “Ballkani i Hapur”, duke theksuar se kundërshtimi i saj në Shqipëri ishte i lidhur me ndikimin që, sipas tij, kjo nismë do të kishte ndaj Kosovës.
Në fund, ai u ka bërë thirrje qytetarëve në Prishtinë që të qëndrojnë përkrah Shqipërisë dhe rinisë së saj, e jo Edi Ramës, të cilin e ka cilësuar si “Asadi shqiptar”./Gazeta10










