Ismet Munishi ka ngritur shqetësime për rrezikun që Kosova ta humbasë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare, duke e lidhur situatën me raportet mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Në një intervistë në Kanal10, Munishi ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit të kryeministrit Kurti, duke e cilësuar atë si një nga problemet kryesore që po e përcjell procesin e organizimit të këtij eventi sportiv.
“E kemi një kryeministër që nuk është aspak bashkëpunues. Ai është guri, qyski! Nuk i dëgjon as këshilltarët dhe as nuk kërkon hiq”, ka deklaruar Munishi.
Ai ka theksuar se rivaliteti mes Kurtit dhe Ramës është, sipas tij, zanafilla e problemeve që lidhen me organizimin e Lojërave Mesdhetare, ndërsa vështirësitë e tjera i ka cilësuar si pasoja të kësaj përplasjeje.
Deklaratat e Munishit vijnë në kohën kur organizimi i Lojërave Mesdhetare paraqet një sfidë të rëndësishme për Kosovën, ndërsa bashkëpunimi institucional është thelbësor për përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë ngjarje sportive.










