Si antar I komitetit për zhvillim ekonomik dhe agrokulturë, shpreh shqetësimin tim serioz për mos transparencen dhe dhënien e informacioneve nga administrata e kuvendit ne Gjilan respektivisht nga drejtoria e linjës së komitetit për Zhvillim Ekonomik dhe Agrokulturë.
Raportet e punës të drejtorive përkatëse si asaj të drejtorise për Zhvillim Ekonomik por edhe të drejtorisë së Bujqësisë nuk barten me kohë tek ne që me rregullore parashihet 7 ditë para se të mbahet mbledhja e komitetit, as si dosje fizike mirpo as edhe të deguara në e-mail.
Gjithashtu ka pasur raste edhe në moskordimin të orarit të mbajtjes së komitetit si dhe ndërrim të orës së mbajtjes në momente të fundit që gjithmonë po krijon mospajtime tek ne si antarë komitetit, ku edhe përshkakë të kohës së shkurtër nga dhënia me vonesë të materialit, e kemi të pamundur që të shqyrtojmë dhe të japim idetë, sygjerimet apo kritikat në raportet e punës qe japin dy drejtoritë përkatëse sepse edhe për këtë jemi të thirrur.
Kjo dukuri po vazhdon qysh prej krijimit të komiteteve. Mos transparenca e tyre po dëshmon edhe njëherë se Kuvendi Komunal që cila udhehiqet nga LDK-ja, ka neglizhencë dhe nuk ka llogaridhënie, që dëshmon se kryesuesja e kuvendit komunal nuk është e aftë që të monitoroj gjithë stafin e kuvendit që tregon në paftësitë e saj si kryesuese e kuvendit. Dhe ajo që është më skandaloze, ky komitet mbati sot takimin pa proces verbal që është jashtë rregullave të kuvendit komunal.
Në mledhjen e mbajtur sot, ku prezentë duhej të ishin dy drejtorët që janë në linjë të njejtë me Komitetin për zhvillim Ekonomik dhe Agrokulturë, mungon drejtoresha Valbona Tahiri e cila duhej ti ishte ne takim ku pervec saj mungon edhe raporti tre mujore I punes se kesaj drejtorie.
Ky komitet mbajti sot mbledhje të përgjysmuar ku u diskutua vetëm për raportin e punës se komisionit për Korrje-Shirje 2018, nga Drejtoria e Bujqësisë.
Burhan Isufi – antar I komitetit për Zhvillim Ekonomik dhe Agrokulturë nga PDK